Bilanci i Përgjithshëm i Energjisë

Statistikat mbi energjinë prodhohen bazuar në të dhënat e grumbulluara nga burimet administrative, (mujore dhe vjetore) mbi sasinë e energjisë elektrike, gazit dhe naftës etj. Në bazë të këtyre statistikave hartohen Bilanci i Përgjithshëm i Energjisë dhe Bilancii i Energjisë Elektrike. Për bilancin e Energjisë Elektrike të dhënat i referohen prodhimit, import-eksportit, shkëmbimit, konsumit të energjisë elektrike.

Burim kryesor për hartimin e bilanceve është Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Bilanci i Energjisë Elektrike, 2017

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Bilanci vjetor i përgjithshëm i energjisë

Bilanci energjitik është një dokument që paraqet situatën aktuale në sektorin e energjisë në Republikën e Shqipërisë. Ai paraqet origjinën dhe përdorimin specifik sipas burimeve të energjisë dhe përbëhet nga dy pjesë kryesore:

Furnizimi është llogaritur si fluks energjitik për atë kohë në të cilën prodhimi gjithsej i furnizuar i korrespondon "konsumit të dukshëm". Raporti i prodhimit kombëtar të energjisë me sasinë e energjisë së harxhuar, jep shkallën e pavarësisë energjitike në nivel kombëtar dhe për secilin burim energjie.

Përdorimi i energjisë është llogaritur pas përdorimit për konsum të "ndërmjetëm" (pas transformimit) ose për përdorim "final".

Bilancet e përgjithshme vjetore të energjisë për vendin paraqiten në njësi energjie kilo ton naftë ekuivalent (ktoe) dhe sigurohet si burim informacioni shërben Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN)

Përkufizime

Konsumi i brendshëm bruto është i barabartë me: Prodhim + Import - Eksport ± Ndryshim stoku

Matja e stokut mbulon gjendjen e prodhuesve të energjisë, importuesve, shpërndarësve, transformuesve dhe përdoruesve finalë, kur ato njihen.

Konsumi final i energjisë i korrespondon energjisë së shpërndarë përdoruesve finalë, sipas origjinës dhe të gjitha llojeve të energjive pa kufizim.

Konsumi final jo energjitik llogarit përdorimet e energjisë si material primar, për përdorime joenergjitike.

Energjia parësore është energjia bruto, pas nxjerrjes, pa përfshirë asnjë transformim (linjit, naftë brut, gaz natyror, energji hidrike ose nukleare, etj.)

Energjia dytësore është energjia e fituar nga transformimi i një energjie parësore ose ndonjë energjie tjetër dytësore (në veçanti nga energjia elektrike me origjinë termike).