Shëndetësia

Statistikat e shëndetësisë përmbajnë të dhëna mbi treguesit kryesorë të shërbimit shëndetësor në Shqipëri, bazuar në standartet e Eurostatit duke synuar vlerësimin dinamik të shërbimit shëndetësor në vend nga viti një vit. Informacioni shëndetësor është shumë i rëndësishem për marrjen e vendimeve dhe per planifikimin e aktiviteteve në të gjithë sistemet e kujdesit shëndetësor.Nga ky këndvështrim, sistemi i informimit shëndetësor duhet të vleresohet si një bazë e shëndetit publik dhe një pjesë integrale e sistemit shëndetësor në çdo vend.Prandaj, forcimi dhe modernizimi i sistemeve të informacionit shëndetësor duhet të konsiderohet një prioritetet i institucioneve të përfshira në ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Shkaku i vdekjes

Është sëmundja ose simptoma që ka shkaktuar ose kontribuar në vdekje, si dhe rrethanat e aksidentit që kanë shkaktuar këto trauma (Përshkruhet në çertifikatën e vdekjes).

Sëmundshmëria

Është frekuenca e sëmundjeve në një popullsi.

Ajo matet me: Prevalencën që është numri i të gjitha rasteve të sëmundjeve në një popullsi, në një moment të dhënë (frekuenca e çastit), ose gjatë nje periudhe  të dhënë, pa dallim fillim te sëmundjes dhe pa dallim ndërmjet rasteve te reja apo të vjetra, të raportuara në bashkësine e objektit te observuar.

Vdekja

Nënkupton zhdukjen e qëndrueshme  të të gjitha shenjave të jetës në një moment të cfarëdoshem pas një lindje të gjallë ( ndërprerjen e funksioneve jetësore pa mundesi reanimimi). Ky definicion nuk përmban vdekjen fetale.

Vdekshmëria

Shpreh vdekjet si një komponent i ndryshimit të popullsisë, e cila i ndodh çdo pjestari të popullsisë.

Vdekja Ametare

Është vdekja e një gruaje  që ndodh gjatë periudhës së shtatezanisë  ose brënda  42 ditëve mbas  përfundimit te saj, cilado të jetë zgjatja  ose lokalizimi, nga një shkak cfaredo i përcaktuar ose i rënduar nga barra ose nga ndihma e dhëne për barrën por as aksidentale, as e papritur.

Koeficienti i vdekshmërisë foshnjore.

Është numri i vdekjeve të fëmijve nën 1 vjeç për 1000 lindje të gjalla në një vit të dhënë.

Koeficienti i vdekshmërisë amtare.

Është numri i grave që vdesin si rrjedhojë e shtatzanisë në një vit të dhënë për 100 mijë lindje të gjalla të atij viti.

Shfrytëzimi i shtratit në ditë.

Janë ditë mesatare të vitit që një shtrat i spitalit ka qënë i zënë me pacient.

Ditë shtretër të realizuar.

Është shumëzimi i shfrytëzimit të shtratit në ditë me numrin e shtretëve në spital.

Xhiro e një shtrati.

Është numri i të sëmurëve që janë shtruar në një shtrat gjatë vitit.