Turizmi

Turizmi ndërthur mjaft aktivitete, si shërbime të turistëve, kafe-restorante, njësi tregtare me pakicë, qendra kulturore, etj. Turizmi ka një rol potencial në zhvillimin e rajoneve të veçanta të vendit, duke kontribuar në punësim dhe mirëqënie, zhvillim të qëndrueshëm të qarqeve, etj.

Statistikat e Turizmit paraqesin të dhëna të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit (me det, ajër, tokë) dhe pikave kufitare.

 

Burimi informacionit

Ministria e Punëve të Brëndshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Gusht 2017

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Turizmi ndërthur mjaft aktivitete, si shërbime të turistëve, kafe-restorante, njësi tregtare me pakicë, qendra kulturore, etj. Turizmi ka një rol potencial në zhvillimin e rajoneve të veçanta të vendit, duke kontribuar në punësim dhe mirëqënie, zhvillim të qëndrueshëm të qarqeve, etj.

Statistikat e Turizmit paraqesin të dhëna të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit (me det, ajër, tokë) dhe pikave kufitare.

Përkufizimet

Hyrjet dhe daljet përfshijnë të gjitha hyrjet e daljet të personave në pikat kufitare (me ajër, det dhe tokë).

Hyrjet është një një koncept që i referohet të gjitha hyrjeve. Një person që viziton disa vende njëkohësisht gjatë një viti llogaritet çdo herë si një hyrje e re.

Mjetet e transportit janë mjetet që përdor vizitori për të udhëtuar nga vëndi i tij i rezidencës së zakonshme në vëndet e vizituara.

Turizëm

Turizmi përfshin aktivitetet e personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë në vende të ndryshme nga vendi i qëndrimit të tyre të zakonshëm për një periudhë jo më të gjatë se një vit kalendarik dhe qellimi i këtij udhëtimi është kohë e lirë, biznes e të tjera.

Vizitor

Për qëllime të statistikës së turizmit, termi "vizitor" përfaqëson një "person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më pak se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vëndin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse"
Të gjithë udhëtarët që përfshihen në turizëm janë vizitorë. Termi "vizitor" përfaqëson konceptin bazë për gjithë sistemin e statistikave të turizmit. Termi "vizitor" per qellime te statistikave dhe dhe në perputhje me format e turizmit klasifikohet më pas në dy kategori: "turistë (vizitorë me neteqendrim )" dhe "vizitorë ditorë"

Turist

Quhet një vizitor i cili kalon të paktën një natë në një strukturë hoteliere në vendin që ai viziton.

Vizitor ditor

Quhet  një vizitor i cili nuk kalon natën në një strukturë hoteliere në vendin që ai viziton.

Burimi i informacionit

Ministria e Punëve të Brëndshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit