Njoftim për Media - Regjistri i Ndërmarrjeve, 2018

Regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2018 numëron 162.835 ndërmarrje aktive, numër pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. Deri në fund të vitit 2018 numërohen 40.935 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, NIPT.
Ekonomia shqiptare është e përqëndruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2018. Ndërmarrjet tregtare zënë 23,2 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2017, krahasuar me 25,0 % të regjistruara gjatë vitit 2017.
Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë 1,2 % të totalit të ndërmarrjeve aktive dhe kontributi i tyre në punësim llogaritet në 48,1 % në vitin 2017 nga 47,8 % në vitin 2017.

Publikimi i radhës
Njoftim për Media - Regjistri i Ndërmarrjeve, 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al