Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve

Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve  shërben për qëllime statistikore dhe identifikon qartësisht njësitë në mënyrë që:

  • Të lejojë marrjen e informacionit për njësitë ekonomike nëpërmjet burimeve administrative;
  • Të lejojë përgatitjen e kampionëve,  koordinimin e vrojtimeve statistikore dhe grupimin e rezultateve të tyre;
  • Të lejojë analizën demografike të popullsisë së ndërmarrjeve dhe njësive lidhur me to.

Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve është bazë për hartimin e statistikave të nevojshme për dhënien e treguesve afatshkurtër dhe të zhvillimeve strukturore ekonomike.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Njoftim për Media - Regjistri i Ndërmarrjeve, 2017

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

SHËNIME METODOLOGJIKE

Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve përmban të gjitha njësitë ligjore, ndërmarrjet, aktivitetet ekonomike e të cilave kontribuojnë në  Prodhimin e Brendshëm Bruto (P.B.B) dhe të gjitha njësitë lokale të tyre.

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 9180 datë 5.2.2004 ”Për statistikat zyrtare” i ndryshuar;
  • Rregullore e Këshillit EU (EEC) Nr. 177/2008 datë 20 Shkurt 2008 mbi “Ndërtimin e regjistrave të ndërmarrjeve për qëllime statistikore”;
  • Vendim i Kuvendit të Shqipërisë Nr. 3/2013 datë 14/02/2013 “Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2012-2016”;
  • Vendim i Këshillit të Ministrave për “Për miratimin e nomenklaturës së veprimtarive ekonomike të revizionuar (Rev. 2)” Nr. 320 datë 28.5.2014;
  • Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe INSTAT datë 11.3.2015;
  • Ligji Nr. 9920 datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji Nr. 8957 datë 17.10.2002 “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme, SME” ndryshuar me Ligjin Nr. 10042 datë 22.12.2008;
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1037, datë 15.12.2010. “Për zbatimin e nomenklaturës “Shqipëria në 3 (Tri) Rajone NUTS II”, sipas nomenklaturës së njësive territoriale për statistikat (NUTS) 1 , të Bashkimit Evropian;
  • Udhëzimi i Ministrit të Financave Nr. 19 datë 3.11.2014” Për Zbatimin e Regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”.

Variablat kryesore të Regjistrit të Ndërmarrjeve

Variablat e identifikimit (NIPT, Forma ligjore, Pronësia, Emri, Adresa, Komunikimi (Tel, Celular, EMail, Web, etj.);

Variablat ekonomikë  (Aktiviteti ekonomik kryesor, Madhësia sipas të punësuarve, Vendndodhja gjeografike, Sektori institucional);

Variablat demografikë (Data e krijimit, Data e mbarimit).

Burimet për përditësimin e variablave

Burime administrative

  • Informacioni nga Qendra Kombëtare e Biznesit(QKB);
  • Informacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve(DPT);
  • Skedari i TVSH-së;
  • Llogaritë vjetore të ndërmarrjeve.

Burime statistikore

  • Anketa e Regjistrit të Ndërmarrjeve, ARN;
  • Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve, ASN;
  • Anketa Tremujore pranë Ndërmarrjeve, ATN;
  • Anketa e Çmimeve të Prodhimit, IÇP;
  • Anketa të tjera.

Variablat që përditësohen

  • Statusi i aktivitetit (aktive ose joaktive);
  • Aktiviteti ekonomik kryesor;
  • Madhësia sipas të punësuarve;
  • Adresa;
  • Variabla të komunikimit (telefon,celular, e-mail etj...).

Përkufizime

Njësia ligjore

Njësia ligjore nuk është direkt njësi statistikore. Njësia ligjore mund të jetë:

  • Person juridik, ekzistenca e të cilit njihet nga ligji, pavarësisht nga individët apo institucionet që mund ta zotërojnë apo janë anëtarë në të;
  • Person fizik i angazhuar në një aktivitet ekonomik në të drejtën e tij.

Ndërmarrja

Ndërmarrja është: ”kombinimi më i vogël i njësive ligjore pra një njësi organizative e cila prodhon të mira apo shërbime dhe ka një farë autonomie në marrjen e vendimeve, veçanërisht për shpërndarjen e burimeve aktuale të saj. Ndërmarrja kryen një ose me shumë aktivitete në një apo më shumë vendndodhje (njësi lokale)”.

Marrëdhënia mes një ndërmarrje dhe një njësie ligjore përkufizohet si: “ndërmarrja i korrespondon ose një njësie ligjore ose një kombinimi njësish ligjore”.

Njësia lokale

Njësia lokale është një ndërmarrje apo pjesë e saj (p.sh manifakturë, fabrikë, magazinë, zyrë, minierë apo depo) të ndodhura në zona të identifikuara gjeografikisht. Tek ky apo nga ky vend ushtrohet aktiviteti ekonomik për të cilin – me përjashtim të disa rasteve – punojnë një ose më shumë persona (edhe pse me kohë të reduktuar) për një ndërmarrje të vetme.

Aktiviteti ekonomik i ndërmarrjes bazohet në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike NVE Rev.2.

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (NVE), është klasifikim në nivel katërshifror i veprimtarive ekonomike të ushtruara nga ndërmarrjet. Kjo nomenklaturë është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave,Nr. 320 datë 28.5.2014 dhe është përkthimi dhe përshtatja e Nomenklaturës së Aktiviteteve Ekonomike të Komunitetit Evropian NACE Rev. 2.

Madhësia e ndërmarrjes

Madhësia e ndërmarrjes përcaktohet nga numri i të punësuarve:

  • Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar klasifikohen si ndërmarrje shumë të vogla;
  • Ndërmarrjet me 5-9 të punësuar klasifikohen si ndërmarrje të vogla;
  • Ndërmarrjet me 10-49 të punësuar klasifikohen si ndërmarrje të mesme;
  • Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar  klasifikohen si ndërmarrje të mëdha.

Ndarja territoriale në 3 (tri) rajone NUTS II

Organizimi territorial statistikor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë përfshin tri rajone bazuar në qarqe:

Rajoni I: Dibër, Durrës, Kukës, Lezhë, Shkodër;

Rajoni II: Elbasan, Tiranë;

Rajoni III: Berat, Fier, Gjirokastër, Korçë, Vlorë.

Fermerët e regjistruar gjatë vitet të fundit janë pajisur me NIPT dhe i nënshtrohen skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të TVSH. Referuar të dhënave të Censusit të Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave 2011 madhësia mesatare e Njësive ekonomike familjare është 3,9 anëtarë. Duke pasur parasysh që fermerët punojnë kryesisht si biznese familjare është vlerësuar që të përfshihen e të raportohen në grupin 1-4 të punësuar.