Ndërtimi

Të dhënat mbi lejet e ndërtimit të miratuara ofrojnë informacion për ndërtesat dhe punimet inxhinierike në nivel vendi. Informacioni statistikor rreth lejeve të ndërtimit të miratuara është një tregues afatshkurtër i cili paraqet zhvillimin e sektorit të ndërtimit në periudhën pasardhëse.

Të dhënat të cilat INSTAT grumbullon dhe publikon mbi lejet e ndërtimit të miratuara janë:

  • Numri gjithsej i lejeve të ndërtimit të miratuara (ndërtesa rezidente dhe jo rezidente);
  • Sipërfaqja gjithsej në metra katrorë e lejeve të ndërtimi të miratuara (ndërtesa rezidente dhe jo rezidente);
  • Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa (ndërtesa rezidente dhe jo rezidente) dhe punime inxhinierike;
  • Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa sipas klientit (ndërtesa rezidente dhe jo rezidente) dhe punime inxhinierike.

Burimet e informacionit

Të dhënat mbi lejet e ndërtimit të miratuara janë të dhëna administrative. Informacioni statistikor i lejeve të ndërtimit grumbullohet nga zyrat rajonale të INSTAT në bashkëpunim me zyrat urbanistike të bashkive përkatëse.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Lejet e ndërtimit, T3 - 2017

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
28-12-2017 Lejet e NdërtimitT3-2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Të dhënat mbi lejet e ndërtimit të miratuara ofrojnë informacion për ndërtesat dhe punimet inxhinierike në nivel vendi. Informacioni statistikor rreth lejeve të ndërtimit të miratuara është një tregues afatshkurtër i cili paraqet zhvillimin e sektorit të ndërtimit në periudhën pasardhëse.

Të dhënat të cilat INSTAT grumbullon dhe publikon mbi lejet e ndërtimit të miratuara janë:

  • Numri gjithsej i lejeve të ndërtimit të miratuara (ndërtesa rezidente dhe jo rezidente);
  • Sipërfaqja gjithsej në metra katrorë e lejeve të ndërtimi të miratuara (ndërtesa rezidente dhe jo rezidente);
  • Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa (ndërtesa rezidente dhe jo rezidente) dhe punime inxhinierike;
  • Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa sipas klientit (ndërtesa rezidente dhe jo rezidente) dhe punime inxhinierike.

Sistemi i klasifikimit

Klasifikimi i Llojeve të Ndërtimit 1998 jepet në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/eurostat/ramon/nomenclatures/index.cfm?TargetUrl=LST_NOM_DTL&StrNom=CC_1998&StrLanguageCode=EN&IntPcKey=&StrLayoutCode=HIERARCHIC

Fusha e mbulimit

Informacioni statistikor mbulon të dhëna mbi lejet e ndërtimit të miratuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Koncepte statistikore dhe përkufizime

  • Ndërtesat janë struktura të mbuluara të cilat mund të përdoren të ndara, të ndërtuara për qëllime të përhershme, të përshtatshme për mbrojtjen e njerëzve, kafshëve ose objekteve.
  • Ndërtesat rezidente janë ndërtime ku të paktën gjysma e sipërfaqes së objektit do të shfrytëzohet për qëllime banimi.
  • Ndërtesat jo rezidente janë ndërtime ku të paktën gjysma e sipërfaqes së objektit nuk do të shfrytëzohet për qëllime banimi.
  • Sipërfaqja është hapësira gjithsej në metra katror ku do të vihet në zbatim projekti i miratuar.
  • Punime inxhinierike janë të gjitha ndërtimet e pa klasifikuara në ndërtesa si: hekurudhat, rrugë, autostrada, ura, linja ujësjellësash, linja elektrike dhe telekomunikacioni, etj.
  • Klienti është personi ose organi i cili kryen ndërtimin

 

Njësia statistikore

Njësia statistikore janë ndërtesat rezidenciale dhe jo-rezidenciale për të cilat është lëshuar leje ndërtimi. Punimet inxhinierike për të cilat është lëshuar leje ndërtimi

Popullata statistikore

Të gjitha ndërtesat dhe punimet inxhinierike për të cilat është miratuar një leje ndërtimi.

Njësia matëse

Numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa rezidente dhe jo rezidente.

  • Sipërfaqja gjithsej në metra katrorë.
  • Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara në mijë lekë.

Periudha e referencës

Periudha referuese e informacionit statistikor mbi lejet e ndërtimit të miratuara është tremujore.