Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore në Shqipëri, 2017

Në vitin 2017, sipas rajoneve statistikore në nivel 1 (Republika e Shqipërisë), PBB me çmime korente u vlerësua 1.551.281 milionë Lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 3,82 %, krahasuar me vitin 2016.
Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2017, e ka dhënë Qarku Tiranë me +3,42 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Durrës me + 0,40 pikë përqindje dhe Qarku Fier me +0,18 pikë përqindje.
Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Vlorë me -0,19 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Korçë me një kontribut prej -0,13 pikë përqindje dhe Qarku Lezhë me një kontribut prej -0,03 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore në Shqipëri, 2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al