Produkti i Brendshëm Bruto, T4 - 2018

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 3,10 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2017. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me + 1,11 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,58 pikë përqindje, Ndërtimi me + 0,29 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,21 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,18 pikë përqindje, Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me + 0,16 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,15 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,09 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,01 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me -0,27 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,58 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti i Brendshëm Bruto, T1 - 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al