Produkti i Brendshëm Bruto, T4 - 2017

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,36 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2016. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me + 0,66 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,64 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,53 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,28 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me + 0,27 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme dhe Shërbimet e tjera me + 0,15 pikë përqindje. Negativisht kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,23 pikë përqindje.       Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,47 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti i Brendshëm Bruto, T1 - 2018
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al