Produkti Brendshëm Bruto, T3-2017

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,55 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2016. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,90 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,89 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,68 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,20 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me +0,15 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0,13 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,10 pikë përqindje, dhe Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,07 pikë përqindje. Negativisht kanë kontribuar aktivitetet Industria, Energjia dhe Uji me -0,12 pikë përqindje dhe Pasuritë e paluajtshme me -0,02 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,57 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti Brendshëm Bruto, T4-2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al