Produkti i Brendshëm Bruto 1996 – 2008

INSTAT paraqet për përdoruesit të dhënat e serisë kohore mbi Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për të gjithë periudhën 1996-2008 në përputhje me metodologjinë e re të llogarive kombëtare ESA 2010.

Shqipëria si vend me status kandidat nisi implementimin e ESA 2010 gjatë vitit 2014, ku u rishikuan të dhënat e PBB-së për vitet 2008-2012, të publikuara më datë 31 Maj 2014. Siç ishte njoftuar dhe më parë, INSTAT do të vazhdonte punën për rishikimin e serive të mëparshme duke filluar që nga viti 1996, në përputhje me politikat e rishikimit të llogarive kombëtare. Rishikimet e PBB-së për shkak të përfshirjes së burimeve të reja të informacionit, ndryshimeve metodologjike ESA 2010 dhe klasifikimeve NVE Rev.2, konsiderohen revizionime të veçanta.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al