Produkti Brendshëm Bruto, T1 - 2016

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2016 vlerësohet me rritje prej  2,96 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2015. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me  0,85 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,60 pikë përqindje, Ndërtimi me 0,55 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,37 pikë përqindje, aktiviteti Pasuritë e paluajtshme me 0,23 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,21 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me 0,07 pikë përqindje, Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,04 pikë përqindje. Degët që kanë kontribuar negativisht janë Industria, Energjia dhe Uji me -0,30 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,05 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me 0,39 pikë përqindje

Publikimi i radhës
Produkti Brendshëm Bruto, T2 - 2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al