Produkti Brendshëm Bruto, T2 - 2015

Produkti i Brëndshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2015 vlerësohet me rritje prej 2,53 % kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2014. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,96 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me 0,72 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,46 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,15 pikë përqindje, Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,08 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me 0,03 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,01 pikë përqindje. Degët që kanë kontribuar negativisht janë Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,16 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,01 pikë përqindje dhe Shërbimet e tjera me -0,01 pikë përqindje. Taksat dhe Subvencionet mbi produktet kontribuan respektivisht, me -0,72 pikë përqindje dhe 0,02 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Produkti Brendshëm Bruto, T3 - 2015
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al