Prodhimi i Brendshem Bruto, T2 - 2014

Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B) ekonomia në tremujorin e dytë të vitit 2014 vlerësohet me rënie prej 0,61 % kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2013. Kontributin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me -2,79 pikë përqind,Transporti me -0,73 pikë përqind dhe Industria me -0,20 pikë përqind.

Në degën e Industrisë, rënia vërehet në nëndegën Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit me -0,96 pikë përqind. Ndërsa, dega e Shërbime të tjera ka kontribuar pozitivisht me +1,23 pikë përqind dhe Bujqësia, gjuetia dhe pyjet e peshkimi me +0,95 pikë përqind. Në degën Tregti, Hotele dhe Restorante kontributi është pozitiv +0,94 pikë përqind

Publikimi i radhës
Prodhimi i Brendshem Bruto, T3 - 2014
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al