Censusi i Ndërmarrjeve Ekonomike

Regjistrimi i Përgjithshëm i Ndërmarrjeve 2010

Me regjistrim të ndërmarrjeve jobujqësore do të kuptojmë anketimin e të gjitha njësive ekonomike jobujqësore që ushtrojnë aktivitet në gjithë territorin e Shqipërisë, për të siguruar një informacion të plotë identifikues dhe ekonomik.
Në këtë regjistrim përfshihen edhe administrata publike, OJF-të dhe organizatat ndërkombëtare.

Regjistrimi i përgjithshëm i njësive ekonomike jobujqësore bëhet me qëllim që:

  • - të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për njësitë ekonomike jobujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
    - të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien  në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik;
    - të përditësojë regjistrin e njësive ekonomike jobujqësore dhe të krijojë regjistrin e njësive lokale ekonomike;
    - të përmirësojë cilësinë e treguesve identifikues dhe ekonomikë ekzistues, si edhe të bëjë përcaktimin e treguesve të rinj, veçanërisht të atyre ekonomikë;
    - të identifikojë lidhjen që ekziston ndërmjet njësisë ligjore dhe njësisë ekonomike jobujqësore.

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al