Pyjet mbulojnë 36.6 përqind të fondit të tokës, ndërsa kullotat mbulojnë 15.6 përqind duke zënë së bashku rreth 52 përqind të sipërfaqes së Shqipërisë. Sipërfaqja e përgjthshme e fondit pyjor është 1,052 milion hektarë,dhe sipërfaqja e fondit kullosor 478 mijë hektarë.
Zonat e mbrojtura ekzistuese (ZM), në vitin 2016 janë 800 dhe zënë një sipërfaqe prej 477566 ha, duke përfaqësuar kështu 16.6 përqind të sipërfaqes së vendit, dhe më shumë se 27.4 përqind të fondit të tokës pyjore. Në vitin 2016, sipërfaqja e Parqeve Kombëtare (PK), zë 210500 ha ., sipërfaqe e cila zë më shumë se 7 përqind të territorit të vendit.
Megjithëse vend me sipërfaqe të vogël, Shqipëria ka shumëllojshmëri speciesh e llojesh (biodiversitet të pasur), pasojë kjo e shumëllojshmerise së gjeologjisë dhe gjeomorfologjisë, kushteve topografike si dhe klimës dhe hidrologjisë shume te ndryshme sipas rajoneve te vendit.
Falë pozicionit gjeografik dhe shumëllojshmërisë së ekosistemeve në vendin tonë gjenden 3,200 specie bimësh që përbejnë rreth 30% të florës evropiane. Fauna perfaqësohet kryesisht nga elementi euroaziatik por eshe nga elementi holarktik mesdhetar si dhe endemizmat e subendenizmat ballkanike Shqipëria ben gjithashtu nje biokoridor të lëvizjes së faunes nga veriu në jug të Europës e më tej në Azinë veriore dhe Azinë e vogël dhe e ndërsjellta.
Baza ligjore
Ligji nr. 9180, datë 5.2.2004 "Për statistikat zyrtare, i ndryshuar” http://www.instat.gov.al/al/rreth-nesh/legjislacioni.aspx
Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2017-2021
Council Regualtion 530/1999, Commission Regulation 1737/2005
Variablat kryesore të statistikave pyjore
Të dhëna për bilancin kadastral të fondit pyjor e kullosor të Shqipërisë
Fondi pyjor sipas pronësisë
Shfrytëzimi pyjeve dhe produktet kryesore.
Investime të realizuara në pyje
Rrjeti i zonave të mbrojtura
Burime administrative
Ministria e mjedisit
Agjencia kombetare e mjedisit
Përkufizime
"Fond pyjor" janë të gjitha sipërfaqet pyjore e jopyjore, burimet pyjore e jopyjore bashkëshoqëruese, infrastruktura përkatëse, përfshirë edhe sipërfaqet e zhveshura, të cilat krijojnë një mjedis harmonik me pyjet e tokën pyjore (çeltirat, shkëmbinjtë, dunat dhe ranishtat), brezat pyjorë mbrojtës, grupet e veçuara të drurëve dhe shkurret
“Fondi kullosor” janë të gjitha sipërfaqet e kullotave dhe livadheve natyrorë, drurët e shkurret brenda sipërfaqeve të tyre që përdoren për kullotje jashtë fondit të tokës bujqësore
“Zona të mbrojtura” shpallen territore tokësore, ujore, detare e bregdetare të caktuara për mbrojtjen e diversitetit biologjik, të pasurive natyrore dhe kulturore, bashkëshoqëruese
.