Bujqësia

Statistikat e prodhimit bimor janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe menaxhimin e tregut të produkteve bujqësore. Statistikat gjithashtu po bëhen një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e politikave bujqësore.

Rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunësinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet. Kjo

Statistikat e prodhimit bimor japin informacion për  drithërat, bimët industriale, rrënjoret, fasulet, perimet,  të  tjera bimë të arave, frutat, agrumet, ullirin dhe vreshtat. Të  dhënat  për kulturat e para dhe të dyta janë mbledhur, përpunuar dhe vlerësuar si në fushë të hapur ashtu dhe në serra.  Informacionet statistikore për degën e bujqësisë, (prodhim bimor) i referohet të dhënave të grumbulluara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillit Rural  nga vrojtimeve,  të dhënave administrative të grumbulluara prej tyre si dhe vleresimet e eksperteve.

Publikimi i radhës
Statistikat e Bujqësisë dhe Blegtorisë, 2016

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Statistikat e e bujqësisë janë një mjet i rëndësishëm për monitorimin dhe menaxhimin e tregut të produkteve bujqësore. Statistikat gjithashtu po bëhen një instrument i rëndësishëm për vlerësimin e politikave bujqësore.

Statistikat e bujqësisë mbulojnë drithërat, bimët industriale, të tjera bimë të arave, perimet, frutat, agrumet, ullirin dhe vreshtat. Këto statistikat japin një informacion të detajuar për sipërfaqjen e mbjellë, sipërfaqen prodhuese, siperfaqen të vjelë, prodhimi, numrin e rrnjëve të drufrutorëve gjithësej dhe në prodhim, si dhe  rendimentinsipas kulturave bujqësore.

Baza ligjore

Ligji nr. 9180, datë 5.2.2004" Për statistikat zyrtare”, i ndryshuar.

Rregullore e Keshillit EU (EC) No 543/2009.Regullore (BE) nr.1337/2011.

Vendim i Kuvendit të Shqipërisë "Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2017-2021”

Burime Administrative

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Burime statistikore

Vrojtimi Vjetor i Bujqësisë,

Vrojtimet e serave dhe të fermave të mëdha,

Variablat që përditësohen janë

Statusi i aktivitetin të NJEB

Statusi juridik

Aktiviteti kryesor

Kategoritë kryesore të Tokës bujqësore

Siperfaqja dhe prodhimi i bimëve të arave

Siperfaqja dhe prodhimi perimeve në fushë dhe në serra

Siperfaqja gjithësej dhe ajo prodhuese e drufrutorëve

Prodhimi,i drufrutorëve, dhe rendimenti

Adresa dhe variabla të komunikimit (telefon, fiks, celular,).

Aktiviteti ekonomik  bujqësor bazohet në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.2

 Përkufizimet

Njësia Ekonomike Bujqësore (NJEB) - është njësi e vetme, teknike ekonomike, e përcaktuar në një drejtim unik, nga terreni dhe pse në parcela jo të vazhdueshme, në të cilën realizohet prodhimi bujqësor dhe blegtoral që drejtohet nga një person i vetëm ose grup personash, për realizimin e veprimtarive bujqësore – blegtorale.

Përdorimi i tokës

Sipërfaqja gjithsej e njësisë ekonomike bujqësore (fermës) është tërësia e terrenit të përbërë nga shuma e sipërfaqes bujqësore të përdorur (SBP) dhe sipërfaqes së tokës tjetër.

Sipërfaqja bujqësore e përdorur (SBP) përbëhet nga:

tokë e punueshme (arë),

tokë e zënë me kultura drufrutore,

kopshtet e shtëpive dhe

kullotat e livadhet.

 

Tokë e punueshme

Toka e punueshme është toka e pluguar ose e lëruar rregullisht, sipas një sistemi të qarkullimit bimor. Qarkullimi bimor është praktika e rritjes alternative të kulturave bimore njëvjeçare në një fushë specifike sipas një modeli ose renditje të planifikuar në  vitet prodhuese pasuese. Normalisht, kulturat njëvjeçare ndryshojnë çdo vit, por ato mund të jenë edhe shumëvjeçare (jonxhë). Për të dalluar tokën e punueshme nga toka e zënë me kultura  drufrutore ose kullota e livadhe përdoret një prag prej pesë vjetesh. Sipërfaqja e kultivuar me bimë arash, është sipërfaqja e mbjellë me bimë arash në vitin bujqësor të dhënë. Këtu bëhet fjalë për sipërfaqe me kultura  kryesore (të para). Këto kultura kryesore,  normalisht kanë vlerë ekonomike më të lartë se kulturat e tjera dhe zënë tokën në pjesën më të madhe të vitit. Kulturat kryesore janë drithrat e bukës, kulturat e pranverës misri kokërr, patatja, fasulja, bimët industriale, foragjeret shumëvjeçare, etj.

Sipërfaqja e mbjellë me drufrutorë

Sipërfaqja me drufrutorë, është sipërfaqja e tokës e zënë me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta. Llogaritet vetëm sipërfaqja e mbjellë në blloqe me kultura drufrutore.

 

Kopshtet e shtëpive

Kopshtet e shtëpive janë sipërfaqet e caktuara të tokës për rritjen e produkteve bujqësore, me të cilat synohet të plotësohen nevojat e fermerit dhe të familjes se tij, zakonisht kopshtet e shtëpive janë të ndara nga pjesa e tokës punueshme.

 

Sipërfaqja e mbjellë me drufrutorë

Sipërfaqja me drufrutorë, është sipërfaqja e tokës e zënë me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta. Llogaritet vetëm sipërfaqja e mbjellë në blloqe me kultura drufrutore.

Livadhet  dhe kullotat

Livadhet  dhe kullotat, janë sipërfaqe të zëna me bimë barishtore shumëvjeçare që zënë terrenin për një periudhë relativisht të gjatë kohe, mbi 5 vjet nëpërmjet kultivimit  ose rritjes natyrore.

Sipërfaqja e tokës tjetër përbëhet nga:

sipërfaqja e zënë nga pyjet,

sipërfaqja bujqësore e papërdorur dhe

sipërfaqja jo bujqësore.

 

Pyjet

Pyll është sipërfaqja e tokës më e madhe se 1 dynym, me drurë pyjorë në formë grumbulli, të cilët mbulojnë mbi 30 % të saj dhe me potencial për të arritur lartësi mbi 3 m, i cili përfaqëson një ekosistem kompleks dhe shumëfunksional, me ndikime në mjedisin rrethues.

Tokë bujqësore e papërdorur

Tokë bujqësore e papërdorur është sipërfaqe e përdorur paraprakisht si sipërfaqe bujqësore, e cila gjatë dy ose me shumë viteve të njëpasnjëshme nuk është punuar për arsye ekonomike, sociale e të tjera.

Sipërfaqe jo bujqësore

Sipërfaqe jo bujqësore është toka e zënë nga objekte, rrugë, gurore, tokë jo-pjellore, shkëmbinj, etj.

Vit prodhimi

Me vit prodhimi nënkuptojmë vitin kalendarik në të cilin fillon vjelja e prodhimit.

 

Sipërfaqe e kultivuar

Sipërfaqe e kultivur korespondon me siperfaqen totale të mbjellë për prodhimin e një kulture bujqësore specifike gjatë një viti të dhënë, nga e cila përjashtohet sipërfaqja e dëmtuar nga  dëmtues natyror (përmbytjet, zjarre etj). Sipërfaqja e kultivuar përfshin sipërfaqet e kulturave të para dhe të dyta.

Sipërfaqe prodhuese e drufrutorëve

Sipërfaqe prodhuese e drufrutorëve është sipërfaqja që potencialisht jep prodhim. Përjashtohet sipërfaqja e pemtoreve të reja, blloqet extensive te drufrutorëve dhe ato të degraduara .