Indeksi i Kushtimit në Ndërtim

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesat) mat ecurinë e çmimeve të: materialeve të ndërtimit, kostos së punës, makinerisë, transportit, energjisë dhe kostove të tjera që përdoren në ndërtimin e një banese tipike (8-10 kate). Periudha bazë e llogaritjes së indeksit është Tr.1.2011 = 100.

Indeksi i shpenzimeve materiale mat ecurinë e çmimeve të materialeve kryesore të ndërtimit. Ky grup përbëhet nga tre nëngrupe:

  • Materialet e ndërtimit,
  • Materialet elektrike dhe të komunikimit,
  • Materialet hidro-sanitare.

Indeksi i kostove të punës mat ecurinë e fondit të pagave për inxhinierët, teknikët dhe punëtorët.

Instituti i Statistikave mbledh, përpunon dhe publikon të dhënat statistikore mbi Indeksin e Kushtimit në Ndërtim (për banesa) në përputhje me Rregulloren Europiane të Statistikave Afatshkurtra, Nr. 1165/98 datë 19.05.1998, amenduar me regulloren 1503/2006.

Burimet e informacionit               

Burimet e të dhënave për IKN-në (për banesa) janë:

  • Anketa e Kushtimit në Ndërtim për shpenzimet materiale;
  • Anketa tremujore e ndërmarrjeve (modulari 122) për makineritë, transportin dhe shpenzimet e pagave;
  • Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (shpenzimet e energjisë);
  • Indeksi i Çmimeve të Konsumit (shpenzimet e tjera).
Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, T3 - 2017

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
04-12-2017 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për BanesaT3-2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për banesa (IKN për banesa) mat ecurinë e çmimeve të faktorëve të prodhimit, lëndëve të para, punës, makinerisë, transportit, energjisë dhe kostove të tjera që përdoren në projektet e ndërtimit.

Të dhënat paraqiten në formë indeksi dhe ndryshime në përqindje (tremujore, vjetore).

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për banesa) mat ndryshimin në kostot e ndërtimit të periudhës korente krahasuar me periudhën bazë (tr.1.2011 = 100).

Për llogaritjen e IKN-së (për banesa) krahasohen çmimet e materialeve të përdorura për ndërtim, kostot e orëve të punës të punonjësve në ndërtim, kostot operacionale dhe të mirëmbajtjes të makinerive dhe kostot e pajisjeve mekanike.

Fusha e mbulimit

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim përfshin aktivitetin e seksionit F: “Ndërtim” (kodet 41, 42, 43) dhe aktivitetet e Tregtisë me Shumicë të materialeve të ndërtimit: (kodet 46.73, 46.74, 47.52) sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, Rev.2.

Sistemi i klasifikimit

Klasifikimi i përdorur për këto statistika është Klasifikimi Statistikor i Aktiviteteve Ekonomike (NVE Rev.2). Shpenzimet janë klasifikuar në përputhje me klasifikimin që përdor EUROSTAT për Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, në gjashtë grupe kryesore si më poshtë:

  • Materiale ndërtimi
  • Shpenzime për paga
  • Shpenzime për makineri
  • Shpenzime transporti
  • Shpenzime për energji
  • Shpenzime të tjera

Njësia e vrojtimit  

Njësitë statistikore për IKN-në (për banesa) janë ndërmarrjet sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve që kanë si aktivitet të tyre shitjen me shumicë të materialeve të ndërtimit dhe kompanitë e ndërtimit.

Popullata statistikore   

Popullata statistikore përfshin të gjithë ndërmarrjet aktive në Regjistrin Statistikor të Ndërmarrjeve dhe klasifikohen në aktivitetin Ndërtim dhe Tregti materiale ndërtimi.

Periudha bazë

Periudha bazë për IKN-në (për banesa) është Tr.I  2011 = 100

Periudha e referencës 

Frekuencë tremujore

Metoda e mbledhjes së të dhënave

Grumbullimi i të dhënave realizohet nëpërmjet intervistës së drejpërdrejtë anketues - menaxher i ndërmarrjes.

Të dhënat mblidhen çdo tre muaj me pyetsorin "Anketa e Kostos në Ndërtim". Për mbledhjen e të dhënave kanë punuar anketuesit dhe të gjithë statisticienët e rretheve. Përpara fillimit të punës në INSTAT është kryer një kurs trainimi për anketuesit dhe statisticienët e rretheve.

Pyetsori

Në përbërjen e pyetsorit "Anketa e Kostos në Ndërtim" përfshihen:

  • Pjesa identifikuese, në të cilën merret informacion mbi emrin e ndërmarrjes, emrin e presidentit, adresën, kodin fiskal, formën ligjore etj.
  • Pjesa teknike në të cilën merret informacion mbi çmimet mujore dhe specifikimet e produkteve.

Çmimi relativ

Çmimi relativ është raporti i çmimit të produktit në periudhën korente me çmimin e produktit në dhjetor të vitit të mëparshëm.

Peshimi

Mesatarja e peshuar aritmetike e indekseve elementare individuale formon indeksin. Indeksi në nivel të agreguar llogaritet duke shumëzuar çdo peshë të elementëve të grupeve të indeksit me çmimin relativ korespondues dhe pjesëtuar shumën e tyre me shumën e peshave.

Imputimi

Imputimet bëhen duke shumëzuar çmimin e periudhës së mëparshme me ndryshimin mesatar të çmimeve të grupit në të cilin bën pjesë produkti (në nivelin më të ulët të agregimit).

Llogaritja e indeksit

Për llogaritjen e indeksit është përdorur formula e tipit Laspeyres i cili llogaritet sipas formulës:

Matësit e Indeksit

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e çmimit midis tremujorit korent dhe të njëjtit tremujor të vitit të kaluar. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korente në nivelet e çmimeve por, mund të ndikohet nga efektet e papërsëritshme të cilitdo tremujor.

Ndryshimi tremujor krahason nivelet e çmimit midis dy tremujorëve më të fundit. Megjithëse korent, ai mund të ndikohet nga efekte sezonale dhe efekte të tjera.