Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Prill 2019

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2019 është 1,5 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,2 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,3 % secili, si dhe  “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 2,8 %.

Publikimi i radhës
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Maj 2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al