Indeksi i Çmimeve të Prodhimit

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) mat ndryshimin e çmimeve të produkteve në pikën e parë të shitjes pas prodhimit.

Indeksi i  Çmimeve të Prodhimit përbëhet nga dy indekse:

  • Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas.
  • Indeksi i Çmimeve të Eksportit

Në çmimin e prodhimit të produktit përfshihet:

  • kosto e prodhimit
  • marzhi i fitimit.

Nuk përfshihen:

  • taksa e akcizës
  • kosto e transportit
  • taksa e vlerës së shtuar

Për çmimet e produkteve me destinacion eksportin çmimet llogariten në kufijtë kombëtarë, FOB (pa pagesë në bord); kjo do të thotë që shitësi paguan për transportin e mallrave në portin e dërgesës, plus kostot e ngarkimit dhe blerësi paguan mallra, sigurime, shpenzime të shkarkimit dhe transportin nga porti i destinacionit në fabrikën e tij. Karakteristikat që përcaktojnë çmimin e produkteve janë sasia e njësive të shitura, transporti i ofruar, zbritjet, kushtet e shërbimit, kushtet e garancisë dhe destinacionin.

Burimet e informacionit

Burimi i informacionit është “Anketa e Çmimeve të Prodhimit”. Mbledhja e rregullt e të dhënave të çmimeve normalisht rrjedh nga një kampion i njësive statistikore. Plotësimi i informacionit realizohet me intervistim të drejtpërdrejt nga ana anketuesit me personin e kontaktit të ndërmarrjes, i cili është ngarkuar për të deklaruar të dhënat.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Tr 3, 2017

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
05-12-2017 Indeksi i Çmimeve të ProdhimitT3-2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) mat ndryshimin e çmimeve të produkteve në pikën e parë të shitjes pas prodhimit.

Indeksi i  Çmimeve të Prodhimit përbëhet nga dy indekse:

  • Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas
  • Indeksi i Çmimeve të Eksportit

Në çmimin e prodhimit të produktit përfshihet:

  • kosto e prodhimit
  • marzhi i fitimit

Nuk përfshihen:

  • taksa e akcizës
  • kosto e transportit
  • taksa e vlerës së shtuar

Për çmimet e produkteve me destinacion eksportin çmimet llogariten në kufijtë kombëtarë, FOB (pa pagesë në bord); kjo do të thotë që shitësi paguan për transportin e mallrave në portin e dërgesës, plus kostot e ngarkimit dhe blerësi paguan mallra, sigurime, shpenzime të shkarkimit dhe transport nga porti i destinacionit në fabrikën e tij. Karakteristikat që përcaktojnë çmimin e produkteve janë sasia e njësive të shitura, transporti i ofruar, zbritjet, kushtet e shërbimit, kushtet e garancisë dhe destinacionin.

Fusha e mbulimit

Indeksi i cmimeve të prodhimit mbulon këto aktivitete ekonomike:

  • Industri nxjerrëse – B: 05 – 09
  • Industri përpunuese – C: 10 – 34
  • Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar – D: 35
  • Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, E: 36-38

Sistemi i klasifikimit

Klasifikimi i përdorur për Indeksin e Çmimeve të Prodhimit është Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike Rev.2 (NVE Rev.2). Të dhënat prodhohen në nivel kombëtar, të grupuara në nivel dy shifror sipas aktivitetit ekonomik të kësaj nomenklature.

Njësia e vrojtimit  

Njësia statistikore për llogaritjen e Çmimeve të Prodhimit është ndërmarrja e prodhimit me aktivitet kryesor të përfshirë në fushën e mbulimit të indeksit sipas NVE Rev.2.

Popullata statistikore   

Të gjitha ndërmarrjet aktive në Regjistrin Statistikor të Ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Seksionet:B,C,D,E sipas NVE Rev.2.

Periudha bazë

Periudha bazë për IÇP ështe viti 2010 = 100

Periudha e referencës 

Frekuencë tremujore me periudhë reference mujore

Metoda e mbledhjes së të dhënave

Grumbullimi i të dhënave realizohet nëpërmjet intervistës së drejpërdrejtë anketues - menaxher i ndërmarrjes.

Të dhënat mblidhen çdo tre muaj me pyetsorin "Anketa per Indeksin e Çmimeve të Prodhimit". Për mbledhjen e të dhënave kanë punuar anketuesit dhe të gjithë statisticienët e rretheve.Përpara fillimit të punës në INSTAT është kryer nje kurs trajnimi për anketuesit dhe statisticienët e rretheve.

Pyetsori

Në përbërjen e pyetsorit "Anketa për Indeksin e Çmimeve të Prodhimit" përfshihen:

  • pjesa identifikuese, në të cilën merret informacion mbi emrin e ndërmarrjes, emrin e presidentit, adresa, kodi fiskal, forma ligjore etj.
  • pjesa teknike në të cilën merret informacion mbi çmimet mujore dhe specifikimet e produkteve.

Metoda e llogaritjes

Metoda e llogaritjes së indeksit është Laspayer zinxhir (me periudhë bazë vitin 2010= 100) dhe për rrjedhojë peshat e indeksit rinovohen çdo vit. Për rinovimin e shportës përdoren rezultatet e Anketës Strukturore pranë Ndërmarrjeve Ekonomike dhe të dhënat statistikore të Tregtisë së Jashtme.

Formula e llogaritjes së peshave:

Në metodën zinxhir çmimi i çdo produkti në periudhën korente (y) krahasohet me çmimin që ai ka patur në muajin Dhjetor të vitit të mëparshëm (y – 1). Treguesi i llogaritur është çmimi relativ i produktit.

Çmimet relative peshohen së bashku për të dhënë indeksin në nivel 6 shifror për çdo grup produkti. Indekset e llogaritura në nivel 6 shifror agregohen së bashku për të dhënë indeksin në nivel 2 shifror dhe kështu me rradhë deri në llogaritjen përfundimtare të indeksit.

E njëjta metodologji përdoret dhe për llogaritjen e Indeksit të Çmimeve të Eksportit dhe Indeksit të Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas. Këto dy indekse janë komponentët përbërës e indeksit të çmimeve të prodhimit.

Çmimi relativ

Çmimi relativ është raporti i çmimit të produktit në periudhën korente me çmimin e produktit në dhjetor të vitit të mëparshëm.

Peshimi

Mesatarja e peshuar aritmetike e indekseve elementare të produkteve individuale formon indeksin. Indeksi në (short - term - link) për nivelin 6 shifror sipas NVE është llogaritur duke shumëzuar çdo peshë të produktit në nivel 6 shifror me çmimin relativ korespondues dhe duke pjesëtuar shumën e tyre me shumën e peshave

Imputimi

Imputimet bëhen duke shumëzuar çmimin e periudhës së mëparshme me ndryshimin mesatar të çmimeve të produkteve të grupit në të cilin bën pjesë produkti (në nivelin më të ulët të agregimit 6 ose 2 shifror).

Llogaritja e indeksit

Për llogaritjen e indeksit është përdorur formula e tipit Laspeyres  i cili llogaritet sipas formulës:

Matësit e indeksit

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e çmimit midis tremujorit korent dhe të njëjtit tremujor të vitit  të kaluar. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korente në nivelet e çmimeve por mund  të ndikohet nga efektet e papërsëritshme të cilitdo tremujor.

Ndryshimi tremujor krahason nivelet e çmimit midis dy tremujorëve më të fundit. Megjithëse korent, ai mund të ndikohet nga efekte sezonale dhe efekte të tjera.