Ruajtja e privatësisë

Ky njoftim mbi privatësinë ka për qëllim informimin e subjekteve të të dhënave  personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që merren për të dhënat e tyre.

Bazuar në :

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
  • Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
  • Ligjin Nr.17/2018 “Për statistikat zyrtare”

INSTAT kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private. Të dhënat që lidhen me njësi statistikore të veçanta, të cilat janë marrë direkt ose indirekt për qëllime statistikore nga burime administrative ose të tjera, përpunohen bazuar në parimin e konfidencialitetit statistikor, që nënkupton parandalimin e përdorimit për qëllime jostatistikore të të dhënave të marra dhe zbulimin e paligjshëm të tyre.

MBROJTJA E TË DHËNAVE 

Mbrojtja e të dhënave bazohet në:

  1. a) Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
  2. b) Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
  3. c) Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;

ç) Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;

  1. d) Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

PËRPUNIMI PËR QËLLIME SHKENCORE DHE STATISTIKORE

  1. Të dhënat personale, të mbledhura për çfarëdolloj qëllimi, mund të përpunohen më tej për qëllime historike, shkencore ose statistikore, duke siguruar se nuk janë përpunuar, për të marrë masa ose vendime për një individ.
  2. Transmetimi i të dhënave sensitive për kërkimet shkencore bëhet vetëm kur ekziston një interes i rëndësishëm publik. Të dhënat personale përdoren vetëm nga persona, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin.
  3. Në rastet kur përdorimi i të dhënave bëhet në një formë, që lejon identifikimin e subjektit të të dhënave, të dhënat duhet të kodohen menjëherë, në mënyrë që subjektet të mos jenë më të identifikueshme. Të dhënat personale të koduara përdoren vetëm nga persona, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin.

TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE

E drejta për akses

  1. Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:
  2. a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
  3. b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
  4. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
  5. E drejta për akses, ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional dhe mund të kufizohet, nëse cenon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.
  6. E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet kur të dhënat personale, të mbledhura për çfarëdolloj qëllimi, përpunohen më tej për qëllime historike, shkencore ose statistikore.
  7. Në rast se aksesi mohohet, subjekti i të dhënave mund t'i kërkojë komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri informon subjektin e të dhënave për masat e marra.

KONTROLLUESI

Instituti i Statistikave

Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1,

1017 Tiranë, Shqipëri

http://www.instat.gov.al

E DREJTA PËR TË KËRKUAR BLLOKIMIN, KORRIGJIMIN, FSHIRRJEN

  1. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
  2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
  3. Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

INSTAT nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.

MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

INSTAT për të siguruar të dhënat personale ka marrë të gjitha masat për të respektuar në mënyrë rigoroze Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si edhe Ligjin Nr.17/2018 “Për statistikat zyrtare”.  Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet kompjuterike.

PYETJE APO ANKESA

Me anë të shpjegimit të mësipërm, INSTAT shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj. Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:

KONTROLLUESI

Instituti i Statistikave

Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1,

1017 Tiranë, Shqipëri

http://www.instat.gov.al

E DREJTA PËR TU ANKUAR

  1. Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Rr. "Abdi Toptani", Nd. 5, Kodi postar

1001, Tiranë, Shqipëri

http://www.idp.al

  1. Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

 

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

INSTAT disponon faqen zyrtare te institucionit www.instat.gov.al. Më anë të saj, INSTAT publikon dhe mbledh informacione. Qëllimi i publikimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë përdoruesve. Për vizitoret e www.instat.gov.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e rubrikave të ndryshme të kësaj faqeje. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi pa i bërë vizitorët të identifikueshëm. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

LIDHJET ME FAQET E TJERA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

TË TJERA

INSTAT  rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë informacion në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, privatësisë dhe statistikave zyrtare.