Komisioni Kombëtar i Nomenklaturave, KKN

Komisioni Kombëtar i Nomenklaturave  drejton aktivitetet për përshtatjen dhe zbatimin e klasifikimeve zyrtare ekonomike dhe sociale, në përputhje me nomenklaturat evropiane dhe ndërkombëtare.

Komisioni Kombëtar i Nomenklaturave  nga 19 anëtarë, të cilët përfaqësojnë përdoruesit kryesorë të nomenklaturave, pjesë e sistemit kombëtar statistikor.

Komisioni Kombëtar për Nomenklaturën kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, dhe anëtarët e komisionit përfaqësojnë institucionet sipas VKM nr. Nr. 8, datë 12.1.2018.

Nomenklaturat  përdoren  si bazë për mbledhjen, përpilimin dhe shpërndarjen e të dhënave në çdo fushë të statistikave. Ato ofrojnë koncepte të standardizuara të përdorura për të përshkruar fenomene të tilla si aktiviteti ekonomik, produktet, shpenzimet, profesioni , shëndetësia etj...

Ato janë të nevojshme për të matur në mënyrë të vazhdueshme këto fenomene brenda dhe në të gjithë vendet dhe rajonet gjeografike. Klasifikimet ndërkombëtare vendosin standarde për klasifikimet e përdorura, të cilat shërbejnë si modele për zhvillimin e klasifikimeve statistikore përkatëse kombëtare. Nomenklaturat bëjnë të mundur krahasimin e të dhënave me rajonin, Evropën apo edhe me shtetet e tjera mbarë botën. . Ato janë mjete që përdoren nga organizatat kombëtare të statistikave, agjencitë ndërkombëtare, akademitë dhe përdoruesit e tjerë, përfshirë edhe përfaqësuesit ligjorë.