Titulli i Projektit: Rritja e Kapaciteteve të Inovacionit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, SMEI.

Financuar nga: Bashkimi Europian, IPA II

Periudha e Zbatimit: 01/08/2017-31/07/2019

Vendet Përfituese: Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, Greqi, Qipro.

Agjencia Zbatuese: Shoqata Kombëtare e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme, Bullgari.

Ky projekt vjen në kuadër të Programit Balkan Mediterranean 2014-2020” i cili ka për qëllim promovimin e forcimit të bashkëpunimit në rajon. Ky Program synon ndarjen e eksperiencës, përmirësimin e politikave publike dhe lidhjen e tyre ndërmjet autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale si dhe aktorë të tjerë të rajonit Ballkano - Mesdhetarë. Programi sjell sëbashku 5 vende, prej të cilave 3 vende anëtare të Bashkimit Evropian (Bullgari, Greqi, Qipro) dhe 2 vende kandidate (Shqipëri, Maqedoni).

Objektivi kryesor i këtij projekti është të rrisë kapacitetet ndërkombëtare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe ti mbështesë ato në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm, duke përfshirë grupe inovative me NVM të tjera nga rajoni për të ndarë njohuritë dhe zhvillimin e inovacioneve.

Rezultatet e pritshme të projektit janë:

  • Reduktimi i hendekut në rajon mbi inovacionin e NVM-ve (SME).
  • Forcimi i konkurrueshmërisë së NVM-ve përmes njohjes dhe kuptimit të kapaciteteve aktuale të inovacionit dhe forcimi i kapaciteteve të NVM-ve duke siguruar mjetet dhe strategjitë e nevojshme për të arritur qëllimin.
  • Përmirësimi i kapaciteteve ndërkombëtare të inovacionit.
  • Rritja e njohurive të NVM-ve në lidhje me kapacitetet e tyre inovative.
  • Ndarja e njohurive përmes formacioneve të grupeve ndërkombëtare.
  • Mbështetja e politikëbërësve në vendimmarrje bazuar në fakte në fushën e inovacioneve duke siguruar të dhëna statistikore për krahasueshmërinë në nivelin ndërkombëtar, kombëtar dhe sektorial të NVM-ve.

SAT http://smeinnoboost.bas.bg/sat/