Titulli i Programit: Programi IPA i Bashkëpunimit Statistikor Shumë-Përfitues 2015

Financuar nga: Bashkimi Evropian

Periudha e zbatimit: 1 Prill 2017 - 31 Tetor 2019

Vendet përfituese: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Turqia.

Agjencia zbatuese: Kompania e konsulencës GOPA, Eurostat

Objektivi i përgjithshëm i programit është përgatitja e autoriteteve statistikore në vendet përfituese për anëtarësim në BE duke përshtatur metodologjitë dhe praktikat e tyre me acquis dhe duke i integruar ato në Sistemin Evropian të Statistikave. Në kuadër të objektivit të përgjithshëm, qëllimet specifike të programit janë: (i) përmirësimi i disponueshmërisë dhe cilësisë së të dhënave statistikore në vendet përfituese e cila është thelbësore për zhvillimin dhe zbatimin e politikave evropiane dhe për përgatitjen e përfituesve për anëtarësimin e ardhshëm në BE; (ii) për të përmirësuar dhe përforcuar sistemet statistikore në vendet përfituese, duke përmirësuar disponueshmërinë, cilësinë, krahasueshmërinë dhe afatet kohore të të dhënave statistikore në veçanti në fushat kryesore si vijon: statistikat makroekonomike, statistikat e bujqësisë, statistikat sociale, statistika e ndërmarrjeve etj.

Programi IPA Shumë-përfitues siguron mbështetje dhe asistencë në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e ekspertizës institucionale përmes pjesëmarrjes në kurset e trajnimeve dhe trajnimet afatgjata për periudhën 3 - 5 mujore në Institucionet Kombëtare të vendeve anëtare dhe në Eurostat, pjesë marrja në takimet dhe grupet punës të Sistemit Statistikor Europian.

Një nga mbështetjet më të rëndësishme të programit IPA MB 2015 është të sigurojë asistencë teknike specifike dhe ekspertizë për projektet pilote të ndryshme me qëllim përmirësimin e grumbullimit, prodhimit dhe shpërndarjes së statistikave cilësore.

Projektet pilote nën programin IPA MB 2015 për sistemin statistikor të Shqipërisë janë në statistikat makroekonomike (llogaritë kombëtare, llogaritë rajonale dhe sektoriale, statistikat e financave qeveritare, PPP dhe HICP), statistikat e bujqësisë (agro-monetare, bimët dhe blegtoria), statistikat sociale (EU-SILC, AFP, përgatitja e regjistrimit të popullsisë dhe banesave 2021, statistikat e biznesit (tregtia e shërbimeve, regjistri i biznesit, biznesi afatshkurtër, energjia, transporti dhe shoqëria e informacionit) dhe në fushat statistikore me natyrë më horizontale (menaxhimi i cilësisë, sistemi i metadatave etj.) si dhe disa projekte pilote ad ho.