Titulli i Projektit: Mbështetje për zbatimin e aktiviteteve të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020 në Shqipëri

Financuar nga: Bashkimi Evropian, IPA II

Periudha e Zbatimit: 11.12. 2018 – 11.12.2022

Përfituesi: INSTAT

Agjencia e zbatimit: CFCU

Objektivi i përgjithshëm i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020 është ti sigurojë qeverisë, grupeve të interesit dhe publikut, informacionin përkatës statistikor mbi strukturën sociale dhe demografike të popullsisë në Shqipëri. Gjithashtu  do të kontribuojë në krijimin e një regjistri statistikor, i cili do të jetë burim i statistikave të Popullsisë dhe Banesave në të ardhmen.

Qëllimi i grantit është të mbështesë Institutin e Statistikave në kryerjen e aktiviteteve operative të Censit 2020 në Shqipëri.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Të mbështesë menaxhimin dhe organizimin e Censit duke siguruar ekspertizë dhe ngritje kapacitetesh për zbatimin e aktiviteteve të Censit.
  • Të mbështesë aktivitetet e Komunikimit të Censit dhe fushatën publicitare duke siguruar ekspertizë të jashtme dhe shërbime.
  • Të mbështesë zhvillimin e sistemeve për mbledhjen e të dhënave, monitorimin dhe zbatimin e aktiviteteve të Censit.
  • Të mbështesë zhvillimin e aplikacioneve për përpunimin dhe shpërndarjen e të dhënave.
  • Të mbështesë zhvillimin e sistemeve për mbledhjen e të dhënave, monitorimin dhe zbatimin e aktiviteteve gjeohapsinore dhe hartave.
  • Të mbështesë printimin e materialeve dhe përkthimin e publikimeve të Censit.