Titulli i Projektit: Statistika të Forta Vendore Shqiptare (SALSTAT)

Financuar nga: Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian për Zhvillim (SDC) dhe Zyra Statistikore   Federale Zviceriane

Periudha e zbatimit: 1.09.2018 – 31.08.2022

Agjencia zbatuese- INSTAT dhe Zyra Statistikore Federale Zviceriane

SALSTAT-i është pjesë e programit “Bashki të Forta” financuar nga Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian për Zhvillim për periudhën Qershor 2017-Maj 2024. SALSTAT-i menaxhohet nga Zyra Statistikore Federale Zviceriane dhe INSTAT në bashkëpunim me SDC.

Qëllimi kryesor i SALSTAT është vlerësimi i mundësive për të përmirësuar disponueshmërinë e statistikave në nivel lokal dhe rajonal. SALSTAT është bazuar në reformën Territoriale dhe Administrative (TAR) 2015. Projekti synon të krijojë një sistem statistikor (të dhëna dhe tregues) në nivel rajonal dhe lokal, veçanërisht për statistikat demografike dhe sociale. Vlerësimi përfshin gjithashtu kushtet për krijimin e mundshëm të Regjistrit Statistikor të Popullsisë, si dhe Regjistrit të Ndërtesave dhe Banesave në terma afat gjatë.