Titulli i Projektit: Krijimi i një Strategjie për Zhvillimin e Sistemit Kombëtar Statistikor në Shqipëri

Financuar nga: Banka Botërore

Periudha e Zbatimit: Tetor 2018 – Shkurt 2019

Përfituesi: INSTAT

Agjencia e zbatimit: CFCU

Qëllimi i grantit është të mbështesë INSTAT-in në përgatitjen një strategjie të re kombëtare për zhvillimin e Sistemit Kombëtar Statistikor për vitet 2018-2030, zhvillimin e planeve të veprimit afatmesëm  dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit të INSTAT-it për zbatimin e strategjisë.

Rezultatet e projektit do të jenë:

  • Zhvillimi i një Strategjie të re për Sistemin Kombëtar Statistikor i cili mbulon periudhën 2018-2030.
  • Plan veprimi (2018-2023) për (a) zhvillimin institucional të Sistemit Kombëtar Statistikor; (b) ngritjen e kapaciteteve dhe (c) nevojave për trajnim.
  • Rritja e kapaciteteve të stafit të INSTAT në zbatimin e planeve specifike të veprimit.