Titulli i Projektit: Financim i drejtpërdrejtë në INSTAT për prokurimin e pajisjeve të IT-së dhe ngritjen e një qendre trajnimi
Financuar nga: Qeveria Suedeze/Sida
Periudha e Zbatimit: 2016 – Mars 2019
Përfituesi: INSTAT
Agjencia e zbatimit: Statistikat e Suedisë (SCB)
Objektivi kryesor i këtij projekti është modernizimi i platformës ekzistuese të infrastrukturës dhe krijimi i një qendre trajnimi.
Projekti korrespondon me Strategjinë e Rezultateve të Qeverisë Suedeze për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore.
Instituti i Statistikave (INSTAT), ka kërkuar mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), për të kryer prokurime për pajisjet e IT-së me qëllim përmirësimin e mbledhjes, përpunimit dhe shpërndarjes së të dhënave; për të pajisur anketuesit dhe stafin me kompjutera të rinj dhe për të ngritur një qendër trajnimi brenda ambienteve të INSTAT.
Aktivitetet që duhet të ndërmerren për arritjen e objektivave janë:
- Përcaktimi i vendndodhjes dhe llojit të platformës për infrastrukturën dhe pajisjet e qendrës së të dhënave.
- Përcaktimi i vendndodhjes së qendrës së trajnimit
- Prokurimi i pajisjeve, programeve dhe shërbimeve.
- Instalimi i qendrës së re të të dhënave dhe qendrës së trajnimit.
- Krijimi i një qendre trajnimi brenda ambienteve të INSTAT.