Takimi i parë konsultativ mbi Pyetësorin e Censit 2020

Në datë 14 Qershor 2018, me mbështetjen e UNICEF, INSTAT organizoi takimin e parë konsultativ mbi Pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020, ku u diskutua me aktorë të interesuar, lista e çështjeve thelbësore dhe jo thelbësore për t’u përfshirë në pyetësor. Këto çështje janë pjesë e rekomandimeve të Eurostat dhe Kombeve të Bashkuara mbi raundin e censuseve të Popullsisë dhe Banesave 2020. Aktorë të ndryshëm shprehën interesat e tyre specifikë në lidhje me çështjet e prezantuara si aftësia e kufizuar, migracioni, grupi etnik etj.