Takimi i dytë konsultativ mbi draft pyetësorin e Censit 2020

Në datë 26 Shator 2018, në ambientet e INSTAT u organizua tryeza e dytë konsultative mbi draft pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i përmbajtjes së draft pyetësorit të Censit 2020 me përfaqësues të pushtetit vendor, për të marrë sugjerimet dhe komentet e tyre mbi përmbajtjen e tij. Gjithashtu gjatë kësaj tryeze konsultative u mbajt dhe një prezantim mbi rolin që do të ketë pushteti vendor në organizmin dhe mbarëbajtjen e procesit të Cens-it 2020. Ky takim do të jetë edhe pikënisja e bashkëpunimit të frytshëm midis INSTAT dhe pushtetit vendor në kuadër të këtij procesi madhor statistikor.