Konsultimit Publik për draft pyetësorin Cens 2020

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë Censin e ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2020. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2020 do të ndjekë metodën e numërimit të drejtpërdrejtë universale bazuar në operacionet në terren me përpilimin e pyetësorëve nga anketuesit, duke përdorur metoda të reja për mbledhja e të dhënave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2020 do të marrë në konsideratë në masën më të madhe të pyetjeve thelbësore, duke marrë parasysh dhe kërkesat e përdoruesve vendas, rekomandimet e fundit ndërkombëtare, në veçanti rekomandimet dhe standardet e adresuara në vendet evropiane nga Kombet e Bashkuara dhe Zyra Statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat) si dhe duke përfshirë ato që lidhen me cilësinë e të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Konsultimi Publik

http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/82