Cens-i i Popullsisë dhe Banesave 2011dhe risitë e Cens-it 2020

INSTAT ka zhvilluar me sukses Cens-in e fundit të Popullsisë dhe Banesave në Tetor të vitit 2011. Në Dhjetor të vitit 2011 publikoi rezultatet paraprake ndërsa në Dhjetor të vitit 2012 publikoi Rezultatet Finale, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 publikoi rezultatet sipas Qarqeve si dhe në Maj të vitit 2014 publikoi Analizat e Thelluara të Cens-it 2011;

Buxheti i akorduar për Cens-in 2011 ishte 16.7 milion Euro.

Më 1 tetor 2011 popullsia banuese e Shqipërisë ishte 2.821.977 banorë. Vihet re një rënie në numrin e popullsisë afërsisht prej 8,0 % në krahasim me Cens-in e vitit 2001, ku popullsia e numëruar ishte 3.069.275 banorë.

Për Cens-in 2020, INSTAT do të përdorë metodën tradicionale, derë-më-derë, përmes intervistave me pyetësorë, por ndryshe nga Cens-i 2011 i cili u zhvillua me pyetësorë letër, në 2020 do të përdoren tableta.