Buxheti i Cens-it 2020, Financimi nga Donatorët

Cens-i ardhshëm i Popullsisë dhe Banesave që pritet të realizohet në vitin 2020 ka një kosto prej 15.8 million €.

Buxheti i Shtetit ka ndërmarrë angazhimin që të financojë Projetin e Cens-it të Popullsisë dhe Banesave 2020 me 52 % të totalit.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë angazhimin për të mbështur Cens-in me 31 % të totali

Censi 2020 do të shërbejë si bazë për kalimin nga metoda tradicionale drejt metodave të bazuara në regjistra pas vitit 2021. Mbështetja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të sigurojë që elementet e nevojshëm për ngritjen e regjistrave statistikor, të inkorporohen dhe të testohen në terren, duke përfshirë edhe Cens-in Pilot. Në kuadër të planit të aktivitetetve të CENS 2020 për vitin 2018, me mbështetjen e SDC nëpërmjet projektit SALSTAT po kontribuon aktualisht në aktivitetet e Censit me testimin e procesit të përditësimit të informacionit gjeografik (hartave Cens-it) nëpërmjet përdorimit të metodave të reja në mbledhjen e të dhënave në terren si dhe identifikimin e elementëve të përbashkët me regjistrat adminsitrativ ekzistues. SDC do të mbështesë projekin e Cens-it me 4 % të totalit.

Donatorë të tjerë do të mbështesin projektin me 13 % të totalit. Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida), ka dhënë koontributin e saj për blerjen e serverave që do të shërbejnë për Cens-in e Popullsisë dhe Banesave 2020. Gjithashtu jemi në bisedime për mbështetjen që mund të japë gjatë implementimit të këtij projekti. Ambasada Franceze do të mbështesë përgatitjen e analizës së risqeve. UNFPA ka planifikuar pajisjen me tableta për GiS.