Workshop Vlerësimi i Sistemit Kombëtar Statistikor, Zhvillimi i Kornizës Strategjike dhe Planet e Veprimit
Workshop "Vlerësimi i Sistemit Kombëtar Statistikor, Zhvillimi i Kornizës Strategjike dhe Planet e Veprimit”
Më 29 Maj 2019, në kuadër të projektit “Krijimi i një Strategjie për Zhvillimin e Sistemit Kombëtar Statistikor në Shqipëri” në ambientet e INSTAT u organizua workshopi me temë “Vlerësimi i Sistemit Kombëtar Statistikor, Zhvillimi i Kornizës Strategjike dhe Planet e Veprimit”. Eskpertët e kontraktuar në kuadër të këtij projekti prezantuan procesin për zhvillim e strategjisë si dhe një vlerësim të kryer mbi SKS-në. Gjithashtu kuadri strategjik, planet e veprimit dhe ngritja e kapaciteteve ishin pjesë e prezantimeve në këtë workshop.