Open Day – Dita Evropiane e Statistikave

21 Tet 2019 - 21 Tet 2019
Instituti i Statistikave

Në kuadër të Ditës Evropiane të Statistikave, e cila organizohet çdo datë 20 Tetor, Instituti i Statistikave (INSTAT) hapi dyert për të gjithë përdoruesit e statistikave zyrare.

Ditën e sotme, datë 21 Tetor 2019, nga ora 11:00 deri në orën 13:00, në ambientet e INSTAT u organizua një tur me nxënës të gjimnazeve, të cilët zhvilluan quizin e INSTAT dhe patën mundësinë të njihen me rëndësinë e statistikave zyrtare dhe me projektin e edukimit statistikor.