Anketa Për Koston e Punës në Shqipëri 2016

INSTAT po kryen një anketën mbi Kostot e Punës në Shqipëri. Objektivi kryesori anketës së kostove të punës është mbledhja e informacionit mbi strukturën e kostove të ndërmarrjeve për faktorin e prodhimit punë. Kostot e punës janë komponenti kryesor i kostos së prodhimit të të mirave dhe shërbimeve dhe i korrespondojnë kostove të një punëdhënësi për punësimin e stafit punonjës. Megjithëse kostot e punës nuk janë i vetmi faktor përcaktues për të zgjedhur vendin ku do të lokalizohet një biznes, ata përbëjnë një nga faktorët kyç.

Në këtë anketë do të mblidhet informacion i detajuar për të llogaritur komponentë të ndryshëm të kostove të punës. Kostot e punës përfshijnë pagesat për punonjësit, pagat dhe rrogat bruto në kesh dhe në natyrë, kontributet për sigurimet shoqërore që paguan punëdhënësi për punëmarrësin, kostot e trajnimit profesional, shpenzime të tjera si kostot e rekrutimit dhe shpenzimet për veshje, strehim apo taksat e punësimit, etj. Këta komponentë të kostos së punës dhe elementët e tyre janë përcaktuar nga Rregulloret e Komisionit Europian (EC) Nr 1737/2005 e datës 21 tetor 2005, lidhur me statistikat strukturore mbi pagat dhe kostot e punës.

Pyetësorët e plotësuar mund t'i dërgoni në formë elektronike në adresën e e-mailit jhackaj@instat.gov.al ose mund t'i dërgoni me postë në adresën: INSTAT, Blv. "Zhan d'Ark", Nr.3, Tiranë, Shqipëri.