Vizitë studimore në Institutin Kombëtar të Statistikave, Spanjë (INE)
Në datat 8-9 Maj 2018, delegacioni i INSTAT, kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Znj. Delina Ibrahimaj, realizuan një vizitë studimore në Institutin Kombëtar të Statistikave të Spanjës (INE). Qëllimi i vizitës ishte për të ndarë eksperiencën e ekspertëve të INE për komunikimin dhe shpërndarjen e informacionit statistikor.
Delegacioni i INSTAT u prit me një mirëseardhje të ngrohtë nga Kabineti i Presidencës pranë INE, pas së cilës u prezantua struktura e Press Office, INE, si dhe praktikat e saj të komunikimit me gazetarët dhe kurset e trajnimit për profesionistët e komunikimit. Drejtori i Komunikimit të INE, z. Donald Peña, gjithashtu i paraqiti delegacionit të INSTAT strategjitë që INE ka hartuar për keqinterpretimin e të dhënave statistikore në media.