Vjetari Rajonal Statistikor, 2020

05-02-2021

Vjetari Statistikor Rajonal 2020 është një botim i përbërë prej 200 faqesh, i ndarë në 19 kapituj, një kapitull përmbledhës për secilin qark dhe 19 kapituj tematikë, socialë dhe ekonomikë. Risia e këtij botimi është pasurimi me tregues të rinj në nivel bashkie me 2 seksione të reja. Kapitulli “Struktura administrative dhe njësitë territoriale të Shqipërisë”, ka një seksion të ri të titulluar “Shqipëria në rajon (Jo vendet e BE-së)” dhe “Mjedisi”, një kapitull krejtësisht i ri. Vjetari gjithashtu ka më shumë harta tematike përgjatë kapitujve, me qëllim pasqyrimin e krahasimit ndërmjet rajoneve dhe bashkive. Ky botim është gjithashtu i disponueshëm në formatin PDF në faqen zyrtare të INSTAT-it.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al