Burrat dhe Gratë në Shqipëri 2019

12-06-2019

Kapitujt e përfshirë në këtë botim, pasqyrojnë fusha të ndryshme të të dhënave me bazë gjinore, të mbledhura nga anketat e zhvilluara nga INSTAT si dhe nga informacioni që disponojnë institucionet e tjera shtetërore në vend. Qëllimi kryesor i publikimit është të paraqesë të dhëna të ndara sipas gjinisë, duke synuar që statistikat jo vetëm të mblidhen, analizohen dhe prezantohen sipas gjinisë, por dhe të reflektojnë problematikat të shoqërisë për monitorimin e politikave ndërsektoriale në kuadër të arritjes së barazisë gjinore. Ky publikim këtë vit vjen para publikut me një informacion më të plotë mbi statistikat gjinore në vendin tonë si dhe disa risi lidhur me to. Janë paraqitur për herë të parë në mënyrë më të detajuar, të dhënat gjinore për shëndetësinë, nga anketa demografike e shëndetit, si duhani, alkooli, indeksi i masës trupore, konsumi i zarzavateve dhe frutave, etj. Pjesë e rëndësishme e këtij botimi është lista me setin minimal të treguesve gjinore, të riparë në vitin 2018, për tu përputhur me Treguesit e Zhvillimit të Qëndrueshëm nga OKB. Kjo listë treguesish këtë vit është shtuar edhe më shumë, duke përdorur të dhënat nga anketa e dhunës ndaj vajzave dhe grave, të dhënat nga anketa demografike e shëndetit, si dhe disa të dhëna administrative do të gjenden në fund të botimit.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al