Burra dhe Gra në Shqipëri, 2018

07-06-2018

Kapitujt e përfshirë në botimin “Burra dhe Gra në Shqipëri, 2018”, pasqyrojnë fusha të ndryshme të të dhënave me bazë gjinore, të mbledhura si nga anketat e zhvilluara nga INSTAT si dhe nga informacioni që disponojnë instutucionet e tjera shtetërore në vend. Statistikat dhe treguesit e prezantuar në këtë publikim do t’u shërbejnë politikëbëresve, botës akademike, shoqërisë civile dhe përdoruesve të ndryshëm për të analizuar në një kontekst të gjerë arritjet në drejtim të barazisë gjinore. Ky botim shoqërohet në faqen e INSTAT me një infografik dinamik i cili është i lehtë për tu kuptuar nga të gjithë përdoruesit e statistikave gjinore dhe synon të krahasojë shifrat e burrave dhe grave në jetën e përditshme, nëpërmjet kombinimit të tekstit, grafikëve dhe tabelave.

Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al