Tregu i Punës, 2016

28-04-2017

Karakteristika të përgjithshme të tregut të punës në Shqipëri, 2016 Anketa e Forcave të Punës ka si objektiv kryesor mbledhjen e informacionit cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri. Popullsia e marrë në studim ndahet në tre grupe kryesore: të punësuar, të papunë dhe jashtë forcave të punës. Në këtë publikim të dhënat janë bazuar në vlerësimet e marra nga anketat e forcave të punës 2015 dhe 2016. Gjatë vitit 2016 sipas vlerësimeve të marra nga Anketa e Forcave të Punës: • Forca e punës është 1.365 mijë persona. Meshkujt përbëjnë 56,6 % të forcës së punës dhe femrat 43,4 %. • Të punësuar janë 1.157 mijë persona, ku meshkujt përbëjnë 56,2 % të të punësuarve dhe femrat 43,8 %. • Të papunë janë 208 mijë persona, ndër të cilët 59 % janë meshkuj. • Shkalla zyrtare e papunësisë për grupmoshën 15-74 vjeç është 15,2 %. Për meshkujt shkalla e papunësisë është 1,5 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. • Nga viti 2015 në vitin 2016 punësimi është rritur me 6,5 %, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë (për grup-moshën 15-74 vjeç) është ulur me 1,9 pikë përqindje. • 55,9 % e popullsisë 15-64 vjeç1 është e punësuar, 10,3 % është e papunë dhe 33,8 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). • 61,9 % e meshkujve 15-64 vjeç janë të punësuar, 12,2 % janë të papunë dhe 25,9 % janë jashtë forcave të punës. • 49,7 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 8,5 % janë të papuna dhe 41,7 % janë jashtë forcave të punës.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al