Mediana ështe vlera e mesit në të dhënat e renditura sipas një shkalle të caktuar, (në këtë rast sipas rendit rritës). Në qoftë se numri i njësive është tek, mediana është vlera që qëndron në pozicionin e mesit dhe në qoftë se numri i njësive ështe çift mediana përcaktohet si mesatarja e dy vlerave që qëndrojnë në pozicionin e mesit.