Dokumentimi | Instat

Dokumentimi

Dokumentimi i produkteve statistikore përmban informacion në lidhje me konceptet themelore, përkufizimet, klasifikimet, metodat e përdorura dhe cilësinë e statistikave (metadata-ve) në një format të standardizuar. Përdorimi i këtyre standardeve, bazohet në konceptin e cilësisë shumë-dimensionale në përputhje me standardet e BE-së, të cilat do të  krijojnë një bazë për vlerësimin e cilësisë së proceseve dhe produkteve statistikore.