Takimi vjetor i Komitetit të Lartë Drejtues (SCM)

11 Sht 2020 - 11 Sht 2020

Më datë 11 Shtator 2020, në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave, u zhvillua takimi vjetor i Komitetit të Lartë Drejtues (SCM).

Takimi kishte për qëllim miratimin e raportit vjetor të ecurisë së zbatimit të aktiviteteve të asistencës teknike, si dhe prezantimin e ecurisë së gjithë aktiviteteve të kontratës së Grantit.

Gjatë këtij takimi, INSTAT prezantoi ecurinë e zbatimit të aktiviteteve të kontratës së Grantit, problematikat e hasura gjatë periudhës së raportimit të cilat lidhen kryesisht me ndikimin e forcave madhore, dhe masat e marra për të menaxhuar efektet e tyre. Gjatë takimit INSTAT, prezantoi edhe Planin e Rishikuar të Aktiviteteve të Censit. Gjithashtu, Gopa prezantoi ecurinë e zbatimit të aktiviteteve lidhur me vitin e parë të zbatimit të kontratës së shërbimit si dhe u diskutua mbi problematikat e hasura gjatë periudhës së zbatimit të kësaj kontrate. Në takim u prezantua ekipi i ri i projektit si pasojë e disa ndryshime të ndodhura gjatë periudhës së raportimit.