UNICEF mbështet INSTAT për hartimin e Programit Statistikor Zyrtar 2017-2021

Instituti i Statistikave ka filluar procesin e përgatitjes së Programit Kombëtar 5 vjeçar të Statistikave Zyrtare që përfshin periudhë 2017 - 2021.  Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) po ndihmon INSTAT me asistencë financiare dhe ekspertizë teknike për të hartuar Programin e ri të Statistikave Zyrtare 2017-2021. Ndihma e UNICEF konsiston në ofrimin e mbështetjes financiare për organizimin dhe lehtësimin e procesit të konsultimeve, nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për prodhimin e statistikave cilësore dhe relevante, e fokusuar në treguesit socialë, kryesisht për fëmijët. Me këtë rast INSTAT dhe UNICEF kanë lançuar më datë 20 Prill, 2016 një workshop teknik mbi procesin e hartimit të Programit të ri Kombëtar Statistikor Zyrtar.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, donatorët e huaj, etj.

Ky takim shërbeu për t'u informuar dhe konsultuar mbi procesin e hartimit të Programit Kombëtar të Statistikave, të theksojë rëndësinë e ndërveprimit midis institucioneve për të ndërtuar një program statistikor zyrtar gjithëpërshirës ku kontributi i të gjithëve është i domosdoshëm për të patur një bazë të shëndoshë për vendimarrjen, monitorimin e politikave për zhvillimin e vendit dhe integrimin e statistikave Shqiptare në Sistemin Statistikor Evropian.

Programi përmban të gjithë indikatorët që duhet të prodhohen nga Sistemi Kombëtar Statistikor në 5 vitet e ardhshme, ndaj dhe ky takim do të shërbejë si pikënisje e një sërë takimesh konsultative, të cilat do të organizohen nga INSTAT në zbatim të funksionit të tij të përcaktuar në Ligjin për Statistikat si prodhues kryesor i statistikave zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe institucioni përgjegjës për koordinimin e funksionimin e Sistemit Kombëtar Statistikor.

 

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti

Prezantime