Të transformojmë statistikat në njohuri dhe vendim-marrje

03 Maj 2017

Hotel Rogner Tirana - Salla Antigonea, 2

 

Në vitet e fundit, është bërë progres i dukshëm në kuadër të bashkëpunimit dhe qëndrueshmërisë në INSTAT. Me mbështetjen e projektit të Bashkëpunimit Suedez, ne kemi arritur të jemi një organizatë më e strukturuar që prodhon të dhëna të besueshme dhe në kohë reale për përdoruesit. INSTAT ka treguar devotshmëri dhe përkushtim të thellë për t'u bërë më të hapur për publikun, me rritjen e disponueshmërisë së të dhënave në nivel mikro dhe numrin e publikimeve. Ne besojmë se statistikat janë mjeti për një vendimmarrje më të mirë dhe informative. Politikëbërësit, me të dhëna më të mira, do të ndërtojnë politika për rritjen ekonomike dhe standardit të jetesës.

INSTAT, për të arritur këtë qëllim, kërkon bashkëpunim edhe nga e institucionet e tjera qeveritare, OJQ-të, korporatat, donatorët dhe akademikë. Sfida kryesore në vitet e ardhshme, do të jetë transformimi i statistikave në njohuri dhe vendimmarrje në një gamë më të gjerë.

 

 

 

 

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti

Prezantime