Shqipëria dhuron, INSTAT dhuron

INSTAT i bashkohet nismës "Shqipëria dhuron" për të kontribuar me libra, lodra dhe rroba për fëmijët në nevojë

 

Gjatë muajit Dhjetor 2013, INSTAT ka zhvilluar nismën për të kontribuar me libra, lodra dhe rroba për fëmijët në nevojë.

Kjo nismë ka qenë e koordinuar dhe e filluar nga Ministria  e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, me sloganin : "Shqiperia Dhuron".

Stafi i INSTAT-it i është bashkuar kësaj nismë me plot dëshirë dhe kontributi i ofruar ka qenë shumë mbreslënes.

Vendi i shpërndarjes së ndihmave është përcaktuar në bashkëpunim me stafin drejtues të Ministrisë  së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Në datën 24 dhjetor, ndihmat u dorëzuan në qendrën e fëmijëve Rom "Romani Baxt".

Dhuratat u dorëzuan nga vetë femijët e punonjësve të INSTAT tek femijët në nevoje. Buzëqeshja në sytë e fëmijëve romë është falenderimi më i mirë për këtë nismë.

 INSTAT do të jetë edhe në vazhdim në kontakte me përfaqësuesit e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për t'ju bashkuar nismave të mëtejshme.

Fotografi nga Aktiviteti