Një profil i varfërisë dhe pabarazisë në Shqipëri - INSTAT - Banka Botërore

7 Dhjetor 2016

Hotel Rogner (Salla - Antigonea 2) 

INSTAT në bashkëpunim me Bankën Botërore prezantoi studimin "Një profil i varfërisë dhe pabarazisë në Shqipëri" i cili është produkti i një pune shumëvjeçare të bazuar në rezultatet e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011 dhe Anketes s Matjes së Nivelit të Jetesës 2012, të ndërthurura për realizimin e hartave të varfërisë dhe pabarazisë.

"Projekti u iniciua nga nevoja për të pasur të dhëna mbi treguesit e varfërisë në vend, jo vetëm në nivele qarqesh apo rajonesh sic ofroheshin nga vrojtimi mbi nivelin e jetesës", - theksoi Drejtoresha e INSTAT, Znj. Delina Ibrahimaj - por dhe në zona të vogla si komunat apo bashkitë për t'i ardhur në ndihmë politikave sociale në mënyrë që investimet për uljen e varfërisë të arrijnë numrin maksimal të të varfërve duke depërtuar deri në në zonat më të vogla të vendit. Rezultatet e studimit, të paraqitura në formën e hartave gjeografike mund të ndihmojnë në shpërndarjen më efiçente të fondeve dhe investimeve publike me qëllim uljen e varfërisë, pabarazisë dhe rritjen e mirëqënies në vend.

 

Fotografi nga Aktiviteti