Biznesi, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri: Ndikimi i ryshfetit dhe krimeve të tjera në ndërmarrjet private

Ky vrojtim i bizneseve private në Shqipëri zbulon se korrupsioni dhe forma të tjera të krimit janë pengesë e madhe ndaj sipërmarrjes private dhe kanë efekt negativ në investimet private. Një përqindje e konsiderueshme e bizneseve u paguajnë ryshfete zyrtarëve publikë në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë vitit. Bizneset në sektorët e akomodimit dhe transportit janë më të prekurat nga ryshfeti, të pasuara nga bizneset në sektorin e ndërtimit. Zyrtarët publikë me rrezikun më të lartë të ryshfetit në ndërveprimet me bizneset janë punonjësit e policisë, doganierët, zyrtarët e tatimeve/të ardhurave, zyrtarët e bashkive dhe të komunave, si dhe punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.

 

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti