Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Statistikor (MSIS 2014)

Në datat 14-16 Prill 2014, UNECE në bashkëpunim me Eurostat, OECD dhe ESCAP organizoi në Dublin, Irlandë takimin "Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Statistikor (MSIS 2014)". Ky takim u mbajt në "Zyrat Qendrore të Statistikave të Irlandës".

Qëllimi kryesor i MSIS është që të mundësojë organizimin e një forumi për të shkëmbyer eksperienca, mbledhur, diskutuar dhe për të paraqitur praktikat më të mira dhe për thjeshtësuar implementimin e standardeve dhe rekomandimeve të ndryshme. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është me rëndësi në fushën e statistikave dhe inkurajohet edhe nga Eurostati.

Në këtë takim, Znj.Nexhmije Leçini, specialiste në Sektorin e Hartografisë dhe GIS, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit u paraqit në seksionin "Innovation" me temën: "Implementimi i Teknologjisë GIS në mbështetje të procesit të Censusit të Popullsisë në Shqipëri".

Gjithashtu Znj. Alma Kondi, Përgjegjëse në Sektorin e  Metodologjisë së Anketave Sociale, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit u paraqit në seksionin "Innovation" me temën : "Quality assurance -Population and Housing Census".

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti